Faktet që nuk i keni dëgjuar kurrë për “Familjen Addams”

Faktet që nuk i keni dëgjuar kurrë për “Familjen Addams”

Tashmë “Halloween” po afron dhe një nga filmat më ikonikë, i cili mbetet edhe i preferuari për të gjithë, është “Familja Addams”.

Ndonëse nga viti 1938 kur u shfaq për herë të parë pasuan versione të reja, filmi i vitit 1991 la një kast mbresëlënës aktorësh që identifikohen tashmë me familjen e çuditshme.

Prodhimi i këtij filmi klasik ka edhe skena apo citate që mbahen mend, por po aq interesante është se çfarë ndodhte pas tyre që solli produktin final i cili mbërtheu audiencën.

1. Aplikimi i grimit të Anjelica Houston (Morticia) merrte rreth tri orë. Sytë e saj tërhiqeshin me ngjitës dhe fije. Kjo i shkaktonte dhimbje të tmerrshme koke, të përkeqësuara nga fakti se nuk mund të shtrihej për shkak të një korseje metalike që mbante veshur që përdorej për të arritur belin e hollë të Morticia-s.

2. Parukja e kushëririt Itt kishte një mbajtëse të posaçme që nuk e lejonte të ngatërrohej. Për më tepër, ajo peshonte rreth 14.5 kilogramë.

3. Rezidenca Addams nuk ekziston në të vërtetë, ishte thjesht një fasadë e ndërtuar në një shtëpi të braktisur në Kaliforni.

4. Danny DeVito dhe Bob Hoskins refuzuan të merrnin rolin e xhaxhait Fester.

5. Cher dëshironte vërtetë të luante rolin e Morticia-s, por producenti Scott Rudin kishte gjithnjë në mendje Anjelica Huston.

6. Kasti paraqitej në orën 4 të mëngjesit për të bërë grimin përpara se të nisnin xhirimet.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *