Qesharake: Futbollisti i Prishtinës me ‘fanellë’ të kryeqytetasve, e ‘shorce’ të Shkëndijës!

Qesharake: Futbollisti i Prishtinës me ‘fanellë’ të kryeqytetasve, e ‘shorce’ të Shkëndijës!

Skuadra e Prishtinës do të luajë ndaj Dritës në Kupën e Kosovës.

Prishtina dhe Drita do të luajnë me 10 shkurt në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri  i Prishtinës, Zekrija Ramadani e ka komentuar shortin ku ka thënë se është i vështirë – por klubi i tij ka përparësi, pasi luan si vendas.

Njoftimi i plotë i FC Prishtina

Prishtina po vazhdon me fazën e përgatitjeve dimërore. Skuadra po punon në mënyrë të kombinuar, në fushë të mbyllur, në atë hapur dhe ne seancat e fitnesit.

Skuadra pritet që më 19 janar të udhëtoj në Antalya të Turqisë dhe me gjasë të madhe atje do të zhvilloj edhe ndeshjen e Superkupës me Dritën.

Ndërkohë dje është mësuar edhe shorti i 1/8 së Kupës ku Prishtina do ta pres Dritën dhe për të gjitha këto zhvillime na flet kryetrajneri, Zekirija Ramadani.

Shorti i Kupës

“Shorti është i rëndë, por e mira është që luajmë vendas. Drita është kampion aktual, është kampion vjeshtor, kundërshtar i fortë dhe i respektuar, pra short i rëndë, por e mira është që luajmë si vendas, shumë më mirë se po të luanim në Gjilan”.

Superkuka dhe Kupa: Drita

dy gara të ndryshme dhe patjetër që fokusi kryesor në përballje me Dritën do të jetë për Kupë. Superkupa është ndeshje prestigji dhe mesiguri do të jetë ndeshja jonë e parë në fazën përgatitore. Normalisht do të provojmë të fitojmë trofeun, por përqendrimi maksimal i yni është ndeshja e Kupës më 10 shkurt, sepse kuptohet është garë që na sjell Evropën dhe aty do të jetë përkushtimi maksimal i yni”.

Ekipi pa lëndime

“Ekipi është mirë, nuk kemi asnjë lëndim më të vogël dhe futbollistët janë duke e dhënë maksimumin në këto kushte që i kemi dhe në këto rrethana po provojmë të përgatisim ekipin sa më mirë që është e mundshme. Futbollistë janë duke treguar karakter në çdo seancë stërvitore, pa marrë parasysh se fusha është e mbuluar me borë dhe jam i bindur që do të jemi shumë më mirë se në stinorin vjeshtor”.

Vajtje-ardhjet, me gjasë kanë përfunduar

“Më nuk do të lirojmë futbollistë dhe me gjasë nuk do të ketë as ardhje tjetër. Me gjithë disa kontakte, ne kemi thënë që çdo ardhje e re duhet të jetë të paktën i barabartë me cilësitë që posedojmë, ose më i mirë. Nëse nuk kanë cilësi, atëherë ne më nuk kemi nevojë për futbollistë vetëm sa për numër, thjesht na duhet cilësia”.

The post Zekrija Ramadani komenton shortin ndaj Dritës: Ndeshje e vështirë, por mirë që luajmë si vendas appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *