Këto janë tri super skuadrat me të cilat do të përballet Arbëria në Antalya

Këto janë tri super skuadrat me të cilat do të përballet Arbëria në Antalya

Pesë trajnerë tashmë kanë humbur vendet e tyre të punës në Bundesligë këtë sezon dhe tre të tjerë kanë nevojë më shumë se kurrë për një ndryshim të shpejtë të fatit për të mos u bashkuar me homologët e tyre të shkarkuar.

Bruno Labbadia i Hertha Berlinit, Markus Gisdol i Koelnit dhe Sebastian Hoenes i Hoffenheimit duhet të ndryshojnë gjërat së shpejti nëse duan të mbajnë vendin e tyre të punës. Vizita tjetër e Herthas është në Koeln të shtunën, përpara se ta presë Hoffenheimin në Berlin të martën e ardhshme. Ndërsa, Hoffenheimi më pas e pret skuadrën e Koelnit në fundjavën vijuese. Kjo javë dhe java tjetër mund të jetë përcaktuese për fatin e të tre trajnerëve.

Labbadia po ka vështirësi dhe Hertha e Berlinit ende nuk ka dhënë rezultatet e pritura pas investimeve të fundit prej 374 milionë eurosh nga mbështetësi Lars Windhorst. Sipërmarrësi gjerman ende nuk ka marrë ndonjë shenjë inkurajuese se paratë e tij janë shpenzuar mirë. Hertha në ndeshjen e fundit ishte mysafire e Arminia Bielefeldit, që nuk po luan mirë, dhe kërkonte fitoren e dytë rresht për herë të parë këtë sezon, pas triumfit 3:0 ndaj Schalkes. Mirëpo Hertha ofroi një paraqitje të dobët dhe ishte me fat që humbi vetëm 1:0 nga Arminia.

“Nuk ka justifikime, jo vetëm për ndeshjen e fundit, por edhe duelet E tjera të këtij sezoni. Është vështirë të shpjegohet kjo situatë te Hertha”, pranoi mbrojtësi i krahut të majtë, Maximilian Mittelstadt.

Hertha është vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies nga Bundesliga pas 15 ndeshjeve të zhvilluara. Pra larg nga vendi ku kanë pritur të jenë zyrtarët dhe lojtarët e klubit. Labbadia u ankua pas ndeshjes në Bielefeld se nuk kishte parashikuar “kaq shumë mungesa në fushë”, që, sipas tij, sollën edhe humbjen.

Mirëpo, Hertha nuk ka lënë përshtypje që nga fillimi i Bundesligës, pavarësisht fitores 4:1 ndaj Werder Bremenit në udhëtim gjatë muajit shtator. Kjo fitore u pasua nga katër humbje rresht. Hertha ka fituar vetëm tri ndeshje nga atëherë dhe nuk ishte në gjendje asnjëherë të regjistronte dy fitore rresht.

Menaxheri i përgjithshëm i Herthas, Michael Preetz është gjithashtu nën presion pas vitesh zhgënjimi.

“Realisht jo vetëm unë, por të gjithë kemi pritur që të jemi në pjesën e epërme të tabelës pas investimeve. Rezultatet nuk janë të kënaqshme dhe shpresoj që së shpejti të marrim veten”, tha ai.

Hoffenheimi është një pikë prapa Herthas dhe po e paguan çmimin për një mori infeksionesh me koronavirus dhe dëmtime të lojtarëve. Trajneri Hoenes – nipi i të madhit të Bayern Munichut, Uli Hoenesit – është nën presion pas humbjes së fundit nga Schalke (4:0), ekip që nuk kishte fituar asnjë prej 30 ndeshjeve të mëparshme në Bundesligë. Pronari i Hoffenheimit, Dietmar Hopp, ka shprehur mbështetjen e tij për trajnerin Hoenes dhe tha se problemet e ekipit janë diku tjetër.

“Unë kam besim te njerëzit e përfshirë në klub për të përballuar situatën dhe ua kam thënë atyre këtë personalisht”, ka theksuar Hopp.

Sikurse Hoenes, edhe trajneri Gisdol e ka mbështetjen e shefit të tij te Koelni, Horst Heldt, por raportet e mediave lokale sugjerojnë se loja kundër Herthas mund të jetë vendimtare për trajnerin 51-vjeçar pas humbjes në fundjavën e kaluar 5:0 nga Freiburgu. Fitorja e Koelnit 2:1 ndaj Borussia Dortmundit në nëntor i dha fund serisë prej 18 ndeshjeve pa fitore. Mirëpo, Koelni ka vetëm një fitore – ndaj Mainzit – në gjashtë ndeshjet e fundit që prej asaj kohe.

“Fitorja me Dortmundin na dha shpresa të mëdha, por duket se po i bartim pasojat e saj. Shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të kthehemi te fitorja pas një periudhe të gjatë”, tha trajneri Gisdol.

Lucien Favre i Dortmundit, David Wagner e Manuel Baum të Schalkes dhe Achim Beierlorzer e Jan-Moritz Lichte të Mainzit, tashmë janë shkarkuar në këtë sezon të Bundesligës. AP

The post Trajnerët e Bundesligës nën presion të madh appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *