Katër viktima dhe 279 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit

Katër viktima dhe 279 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,751 testime të kryera janë konfirmuar 279 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 431 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 47,079.

Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 5,795 raste aktive./GazetaShneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *