Rama nuk ja doli ta mbante sekret, ky është shteti nga erdhën dozat e vaksinës

Rama nuk ja doli ta mbante sekret, ky është shteti nga erdhën dozat e vaksinës

Edhe pse kryeninistri Edi Rama nguroi të tregonte sa nga erdhën 975 vaksinat e para anti covid në vendin tonë, mësohet se kanë erdhur nga shteti i Austrisë.

Gjatë konferencës vetë Rama refuzoi që të bënte publik shtetin nga ishin siguruar dozat e para të vaksinës Pfizer, duke qenë se kjo kishte qenë një nga kërkesat e palës tjetër.

”Zhdoganimi procesi ka filluar të premten dhe sot në orën 0900 është kryer. Vendi që na i ka dhënë ka kërkuar konfidencialitet. Në një ditë të caktuar shpresoj që unë ta them dhe ta falenderoj por për momentin nuk mundem. Ka kërkesa dhe këtë e kërkojnë të gjitha vendet. Sepse nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë nuk dëshiron që 12 vende të tjera t’i thonë bëje edhe për ne. Pse e bën për ne, se di, ndoshta s’më takon mua ta themi, por ndoshte sepse keni Edi Ramën kryeministër,” tha Rama ndër të tjera gjatë bisedës me gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *