Edi Luzha: Janë katër investitorë që duan ta blejnë klubin e Vëllaznimit, Gjakova ka fat që e ka Lorik Canën

Edi Luzha: Janë katër investitorë që duan ta blejnë klubin e Vëllaznimit, Gjakova ka fat që e ka Lorik Canën

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ishte i ftuar sot në emisionin “Dueli Sportiv”, me ç’rast foli edhe për largimet e disa lojtarëve nga skuadra e tij.

Deri më tani, Gramoz Kurtaj, Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira janë larguar nga klubi i Gjilanit në merkaton e janarit.

Teksa ishte duke folur për largimet, Sokoli tha se Ferrerira që është larguar nga Gjilanit ishte i padisiplinuar dhe mungonte në stërvitje.

Ish mbrojtësi brazilian i Gjilanit, Jackson Ferreira në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ ka reaguar duke thënë se ishte dy ditë me vonesë nga rikthimi i tij në stërvitje, pasi ishte për të parë familjen dhe kishte probleme me testim. Ai gjithashtu thotë se ka luajtur 1 vit pa takuar familjarët dhe sipas tij kjo gjë duhej të mirëkutohej nga tekniku kosovar.

“Këtë vit kisha vetëm 10 ditë pushim, unë jam brazilian dhe qëndrova një vit pa parë familjen time. Kur shkova në pushime, u përpoqa të isha në Kosovë më 5 janar, por kisha një problem me testin Covid, kështu që isha dy ditë me vonesë, trajneri (Sokoli) kur mbaron stërvitjet shkon në shtëpinë e tij në Prishtinë çdo ditë dhe sheh familjen e tij, unë mendoj se ai duhet të më lirojë një javë më shumë sesa lojtarët e tjerë. Unë mendoj se ai duhet të ketë më shumë sens dhe të vendos veten në pozitën time. U përpoqa të vija në Kosovë me 5 janar, isha vonë për dy ditë vetëm për shkak të testit Covid”, tha fillimisht Jackson Ferreira për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas, mbrojtësi brazilian tregoi edhe arsyet tjera që shtyen në ndarjen e tij me Gjilanin.

“Në ndeshjen kundër Besës u lëndova, e lashë ndeshjen në minutën e 15-të të pjesës së parë, dhe kur Sokoli arriti në Gjilan u lëndova, edhe kështu që bëra një përpjekje të madhe për të luajtur kundër Ballkanit, para ndeshjes kundër Ballkanit, unë stërvita vetëm 2 ditë, bëra një përpjekje të madhe, sepse më pëlqen të luaj ndeshjet e forta. Unë gjithashtu mora një karton të kuq në minutën e 90’të kundër Ballkanit, të gjitha këto gjëra e bënë atë (Sokolin) të vendosë që unë të mos isha më lojtar i Gjilanit”, vazhdoi ai.

“Kur ai tha që nuk do të luaja më shumë si titullar me të, vendosa të largohem, sepse më pëlqen të luaj të gjitha ndeshjet dhe kam cilësitë për këtë, por unë e respektoj vendimin e tij, kjo ndodhë, unë vetëm duhet të falënderoj Gjilanin, tifozët dhe banorët e qytetit që më mirëpritën”

Në fund ai foli edhe për të ardhmen, ku tha se do të vendosë së shpejti.

“Tani jam në Kosovë, por për 3 ditë do të shkojë në shtëpinë time në Greqi, dhe do të analizoj disa oferta”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

The post Sokoli tha se Ferreira ishte i padisiplinuar, vjen reagimi i ashpër nga mbrojtësi brazilian appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *