Mot i ftohtë në 5 ditët e ardhshme, janar 2021

Mot i ftohtë në 5 ditët e ardhshme, janar 2021

Pesë ditët e ardhshme priten të jenë me acar.Në fundjavë, temperaturat minimale mund të zbresin nën -10C.

Temperaturat minimale priten të lëvizin nga -5C deri në -1C, kurse ato maksimale nga 0C dhe 3C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.

“11.01 – Herët në mëngjes vende-vende reshjet e shiut shndërrohen në borë.  Paradite kryesisht me vransira.  Ditën reshje lokale shiu, e që shndërrohen edhe në borë, vende-vende edhe shi i akullt.

12.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira, herë herë me mundësi për reshje të dobëta lokale bore.

13.01 – Pjesërisht vranët, ditën edhe me intervale me diell.  Në mëngjes nëpër ultësira me mundësi për mjegull/mjegullinë.  Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta bore.

14.01 – Paradite me kthjellime, ditën me vransira, e në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore.

15.01 – Më ftohtë, në mëngjes me reshje bore.  Ditën reshjet pushojnë e priten edhe intervale me diell.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *