Ky është vlerësimi i tmerrshëm për Amir Rrahmanin

Ky është vlerësimi i tmerrshëm për Amir Rrahmanin

Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 15:00 në Serie A.

Napoli ka triumfuar 1 me 2 ndaj Udineses në transfertë, shkruan GazetaBlic.

Amir Rrahmani ishte figura e zezë për skuadrën e Gennaro Gattusos në një mënyrë, pasi që në saje të një gabimi të tij Udinese e gjeti golin e barazimit. Ai u zëvendësua menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë.

Ishte Bakayoko ai i cili në fund të ndeshjes me një gol me kokë i dha fitoren napoletanëve.

Në anën tjetër, Lazio ka triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Parmas që vetëm para disa ditëve angazhoi një trajner të ri.

Në këtë takim nuk pati minuta për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi. Ai ishte në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes.

Caicedo dhe Luis Alberto i realizuan golat për Lacialët.

Poashtu, Verona triumfoi ndaj Crotones në 2 me 1.

/GazetaBlic/

The post Rrahmani me start dëshpërues tek Napoli, asnjë minut për Vedat Muriqin në fitoren e Lazios appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *