Duhanpirësit 50 përqind më shumë të ngjarë të kenë 10 ose më shumë simptoma të Covid-19

Duhanpirësit 50 përqind më shumë të ngjarë të kenë 10 ose më shumë simptoma të Covid-19

Sipas një hulumtim i ri të botuar me 6 janar 2021, në revistën e vlerësuar Thorax është bërë një lidhshmëri midis ashpërsisë së sëmundjes Covid dhe pirjes së duhanit.

Duhanpirësit aktual tregua se kishin një “ngarkesë më të lartë të simptomave’’ sesa jo-duhanpirësit të infektuar me Sars-CoV-2, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Poashtu, thuhet se duhanpirësit kishin 14 përqind më shumë gjasa për të zhvilluar treshen klasike të simptomave sesa jo-duhanpirësit: një kollë e vazhdueshme, ethe dhe gulçim.

Për më tepër, 50 përqind e duhanpirëve kishin më shumë gjasa të raportonin më shumë se dhjetë simptoma të sëmundjes.

Këto statistika alarmante kanë bërë që studiuesit të rekomandojnë “një strategji të ndërprerjes së pirjes së duhanit” për t’u përfshirë në luftë kundër koronavirusit.

“Ulja e niveleve të pirjes së duhanit mund të zvogëlojë gjithashtu barrën e sistemit shëndetësor nga kushtet e tjera të lidhura me pirjen e duhanit që kërkojnë shtrimin në spital,” vuri në dukje hulumtimi. /Gazeta Shneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *