Doktoreshë e vijës së parë të frontit në Britani, bën thirrje për kujdes nga këto dy simptoma Covid

Doktoreshë e vijës së parë të frontit në Britani, bën thirrje për kujdes nga këto dy simptoma Covid

Punjonjëse e vijës së parë të frontit në Mbretërinë e Bashkuar, ka treguar në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar me Covid dhe simptomat e para – tek të cilët u shfaq një mundësi për testim pozitiv.

Dr. Lydia Osei-Boateng, ka thënë se pandemia ka qenë viti më i vështirë me të cilin është përballur në 12 vitet e saj të të qenurit në këtë rol human, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Ajo po bën thirrje që dhimbje koke dhe dhimbje të fytit të shtohen në udhëzimet e qeverisë për koronavirusin.

“Ka qenë një rrotullim i madh. Pikërisht kur menduam se gjërat kishin filluar të përmirësoheshin dhe po hapnim dyert, ne u goditëm përsëri nga një valë masive”.

Pikërisht një dhimbje fyti dhe dhimbje koke të cilat u shfaqën në mesin e personave nuk u morën të rëndësishme si shenja Covidi dhe u anashkaluan për test.

Andaj Dr. Osei-Boateng, ka bërë thirrje drejt qeverisë për më shumë punë në ndërgjegjësimin e njerëzve në simptomat e reja të cilat në dukje duken jo të rënda për Covid, mirëpo që lejojnë përhapjen e virusit pa vetëdije që janë këta të fundit të infektuar. /Gazeta Shneta/

 

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *