Të veçantat e zhvillimit të foshnjes suaj

Të veçantat e zhvillimit të foshnjes suaj

Në këtë javë ju jeni zyrtarisht shtatzënë!

Vonesa në ciklin menstrual mund të jetë një nga arsyjet e para të zbulimit të shtatzënisë suaj shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Në këtë javë, foshnja ka madhësinë e një fare të luleshtrydhes.

 

Zhvillimi i foshnjes

Gjatë kësaj jave, foshnja rritet me shpejtësi dhe sistemet kryesore të organeve të trupit kanë filluar tashmë të formohen, veçanërisht truri dhe zemra.

Brenda foshnjes suaj, qelizat po ndahen në tre shtresa për të formuar sisteme të ndryshme të trupit si:

-Ektoderma apo shtresa e jashtme ka filluar të formojë sistemin nervor, duke përfshire trurin dhe palcën kurrizore;

-Mezoderma apo shtresa e mesme krijon sistemin e qarkullimit të gjakut;

-Endoderma apo shtresa e brendshme ndërlidhet me mushkëritë, zorrët dhe mëlçinë e foshnjes suaj./GazetaShneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *