Prishtinë, plus 78 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve

Prishtinë, plus 78 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve

Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar konfirmoi se nga 1,531 testime janë identifikuar 259 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 53.523 raste nga 195.475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.375 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Nga 259 raste pozitive të identifikuara sot, 78 prej tyre janë regjistruar vetëm në kryeqytet.

Ndërkohë, përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 613 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 45,613./GazetaShneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *