Eriksen pranë largimit nga Interi, agjenti i tij vjen me një kërkesë në drejtim të klubit

Eriksen pranë largimit nga Interi, agjenti i tij vjen me një kërkesë në drejtim të klubit

Ferhan Hasani me shumë gjasa nuk do të pranojë ofertën e Tiranës dhe do të rikthehet në klubin e tij amë Shkëndija, derisa bomberi Besart Ibraimi, një ndër golashënuesit më të mirë në historinë e klubit tetovar do të transferohet te skuadra kampione e Shqipërisë. Është ky varianti i fundit që del në skenë, e që realisht mund edhe të realizohet, shkruan “infOSport.mk”.

Ferhan Hasani është një ikonë e Shkëndijës, ndërsa rikthimin e tij e presin me padurim gjithë armata e tifozëve “kuqezi”, të cilët në anën tjetër mund të humbasin goleadorin, Ibraimi, që është dëshirë e kahmotshme e Tiranës.

Për shërbimet e Ibraimit, Tirana interesohej që vitin e kaluar, ndërsa tani e sheh mundësinë edhe te paga më e lartë, që mund ti ofrojnë sulmuesit kërçovarë, duke pasur parasysh se në vendin tonë ka kohë që nuk fryn erë pozitive për futbollin, kjo pasi janë ulur rrogat e futbollistëve ndjeshëm, një plus kjo për kampionatin shqiptar dhe në këtë rast për Tiranën, që është e gatshme të ofrojë një shumë të majme për sulmuesin “kuqezi”.

Kujtojmë Ibraimi është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit tonë vendor, ndërsa edhe edicionin aktual i njëjti ishte lideri kryesor te Shkëndija me 14 gola të shënuar. Pikërisht golat e tij bëjnë që Tirana ta ëndërrojë atë, pasi Besart Ibraimi është një garanci për golin dhe një futbollistë ideal që mund ta ndihmojë Tiranën për të dalë sërish kampion.

The post “Bomba” e ditës, Ferhan Hasani te Shkëndija, Besart Ibraimi te Tirana?! appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *