Bostoni me të katërtën radhazi, Steph Curry sërish me dyshifror të dyfishtë – GSW fiton derbin

Bostoni me të katërtën radhazi, Steph Curry sërish me dyshifror të dyfishtë – GSW fiton derbin

Borussia Monchengladbach ka befasuar Bayernin duke e mposhtur me rezultat minimal 3-2.

Si rrallëherë, bavarezët lëshuan nga duart një epërsi dyshifrore, për t’u mposhtur në fund, përcjell GazetaBlic.

Serinë e golave e hapi Lewandowski në minutën e 20′, duke realizuar nga pika e bardhë. Gjashë minuta më vonë, Goretzka dyfishoi avantazhin e udhëtuesve.

Por, kur u mendua se çështja e fituesit në këtë takim u mbyll, në skenë doli Hofmann. Përfaqësuesi gjerman fillimisht shënoi në minutën e 36′, para se në atë të fundit të pjesës së parë, ta gjejë edhe golin e dytë. Me këtë rezultat, pjesa e parë përfundoi 2-2.

Me të filluar fraksioni i dytë, Neuhaus i vendasve kaloi ekipin e tij për herë të parë në epërsi, epërsi të cilën arritën ta ruajnë deri në fund.

Përkundër humbjes, Bayerni qëndron në krye, të paktën përkohësisht deri nesër, kur kampioni aktual luan përballë Dortmundit, derisa Gladbach pozicionohet i shtati, me 24 pikë pas 15 xhirosh.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “WhoScored” ka shpalosur notat e lojtarëve.

BORUSSIA MONCHENGLADBACH

BAYERN MUNCHEN

/GazetaBlic/

The post Borussia Monchengladbach – Bayern Munchen, notat e lojtarëve appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *