Zyrtare: Zymer Bytyqi transferohet te skuadra e njohur turke

Zyrtare: Zymer Bytyqi transferohet te skuadra e njohur turke

Kategoria Superiore ngre siparin për vitin e ri 2021 me supersfidën Vllaznia-Teuta.

Për shkak të kalendarit të ngjeshur, këtë vit kampionati rifillon më herët dhe vjen me një duel sa interesant aq edhe të bukur për t’u ndjekur, pasi përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që kryesojnë kampionatin, Vllaznia e vendit të parë me 26 pikë dhe Teuta me 20 të tilla. Diferenca në renditje është 6 pikë në favor të shkodranëve por durrsakët e Edi Martinit janë ekipi i vetëm që ende nuk kanë pësuar humbje në këtë sezon.

Në fazën e parë në Durrës sfida mes tyre u mbyll në një barazim pa gola, ndërkohë që në duelin e kësaj të premteje në Loro Boriçi asnjëra prej dy skuadrave nuk do të mjaftohet me barazim.

Dy trajnerët Brdaric dhe Martini e kanë të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion dhe do të kërkojnë të marrin maksimumin prej tyre.

Me një fitore ndaj Teutës Vllaznia mund t’u jepte një sinjal të gjitha skuadrave ndjekëse se shkodranët në këtë sezon nuk bëjnë shaka por luajnë për objektivin madhor që është titulli. Sfida do të startojë në orën 18:00 dhe në Loro Boriçi spektakli parashikohet i garantuar.

 

The post Kategoria Superiore fillon me një super ndeshje sot appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *