Suedia planifikon masa të reja anti covid, shmang mbylljen totale

Suedia planifikon masa të reja anti covid, shmang mbylljen totale

Gjatë ditës së sotme, parlamenti suedez ka votuar masat e reja anti covid në vend.

Ndër kufizimet e planifikuara janë mbyllja e bizneseve, ndalimi i tubimeve në ambiente të hapura dhe të mbyllura shkruan Reuters, transmeton GazetaShneta.

“Sot, qeveria nuk ka vendosur për mbylljen e bizneseve, por qeveria është e gatshme të marrë edhe atë lloj vendimi,” tha kryeministri Stefan Lofven në një konferencë për shtyp.

Nga e diela palestrat, qendrat sportive, qendrat tregtare dhe pishinat publike do të përcaktojnë numrin maksimal të vizitorëve bazuar në hapësirën e tyre.

Përveç kësaj, tubimet në ambiente të mbyllura do të lejohen deri në 8 persona.

Rikujtojmë se Suedia në 24 orët e fundit regjistroi 7,187 raste pozitive./GazetaShneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *