Pas raportimit të Gazetës Shneta për vaksinën Pfizer, reagon edhe ish-ministri Ismaili

Pas raportimit të Gazetës Shneta për vaksinën Pfizer, reagon edhe ish-ministri Ismaili

Pas raportimit të Gazetës Shneta se Pfizer nuk ka arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për vaksinën anti’Covid, ka reaguar edhe ish-ministri Uran Ismaili.

Në faqen e tij zyrtare, Ismaili ka shprehur keqardhje për qytetarët e Kosovës pasi që ende nuk dihet se kur do të sigurohen vaksinat anti covid shkruan GazetaShneta.

“Është e dhimbshme që, përderisa qytetarët e shteteve të rajonit kanë nisur vaksinimin kundër virusit, qytetarët e Republikës së Kosovës ende nuk e dijnë nëse do t’i marrin vaksinat këtë vit apo jo.”, ka thënë ai.

Poashtu, ai ka kërkuar sqarim nga Qeveria me informacione të plota dhe të detajuara në lidhje me rastin në fjalë.

“Prandaj, sonte, pa humbur kohë, Qeveria duhet të dalë me sqarime të shpejta dhe të plota, dhe të na tregojë të gjithëve se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë dhe a ka një marrëveshje të nënshkruar.”, shtoi ai.

Ismaili e konsideron këtë nguti nga Qeveria si një tentim për të bërë fushatë dhe jo për t’i dal në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme Gazeta Shneta ka raportuar se Pfizer nuk ka arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për vaksinat anti covid, për të cilat ditë më parë ministri Zemaj ka konfirmuar se janë siguruar 500 mijë doza të vaksinës nga kompania në fjalë./GazetaShneta/

Pfizer demanton Qeverinë: Kemi biseduar për vaksina, por ende s’kemi arritur marrëveshje

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *