Karakteristikat e zhvillimit të foshnjes suaj

Karakteristikat e zhvillimit të foshnjes suaj

Në javën e katërt të shtatzënisë, embrioni fillon të ambientohet në mitrën tuaj, ku do të rritet dhe zhvillohen gjatë 36 javëve të ardhshme.

Gjatë kësaj jave pritet rritja e hormonit të shtatzënisë hCG dhe në fund të kësaj jave pritet të keni mjaftueshëm hCG për të zbuluar një test të shtatzënisë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Duke filluar nga java e katërt, embrioni juaj është në madhësinë e një fare, 0.2mm.

Zhvillimi i hershëm i embrionit

Brenda vezës së fekonduar janë të gjitha qelizat e nevojshme që do të zhvillohen te foshnja dhe ato do t’i ndihmojnë foshnjes suaj për mbijetesë në nëntë muajt e ardhshëm.

Këto qeliza të brendshme fillojnë të shndërrohen në organe dhe pjesë të trupit, kurse qelizat e jashtme fillojnë të formojnë placentën./GazetaShneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *