Drita dhe Prishtina udhëtojnë drejt Antalisë dhe presin FFK-në për ndeshjen e Superkupës

Drita dhe Prishtina udhëtojnë drejt Antalisë dhe presin FFK-në për ndeshjen e Superkupës

 Gjilani ka ndarë rrugët me dy futbollistët titullarë, Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira.

Nënkampionët e vendit kanë mbyllur marrëveshjet me këta dy futbollistët në mëngjesin e së premtes (tetë janar).

Erlis Frashëri ishte në seancën e paraditës stërvitore me ‘kuqebardhët’, derisa u përshëndet me pjesën tjetër të ekipit.

GazetaBlic Sport kishte raportuar para disa ditëve që Frashëri tashmë e ka mbyllur aventurën e tij me Gjilanin dhe pritet të jetë futbollist i ri i Drenicës.

Drenica furishëm në afatin e janarit, në bisedime me Erlis Frashërin

Në verën e vitit 2019 kishte ardhur drejt Gjilanit edhe futbollisti Jackson Ferreira.

Mbrojtësi brazilian ishte transferuar nga Luftëtari, derisa në edicionin e parë pati paraqitje mjaft të mira. Lëndimet dhe rendimenti i jo mirë në sezonin e ri futbollistik ka bërë që dy palët t’i ndajnë rrugët.

 

 

The post Gjilani ndanë rrugët me dy futbollistë titullarë, njëri nga ta pritet të jetë pjesë e Drenicës appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *