Deliu-Kodra: Sondazhi më i mirë është vota e qytetarëve

Deliu-Kodra: Sondazhi më i mirë është vota e qytetarëve

Ish deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë që vendimi i Presidencës, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 14 shkurt, ka qenë i mirëpritur nga kjo parti.

“Ka qenë vendim i mirëpritur, pasi gjatë gjithë kohës që kemi qenë në opozitë, kemi konsideruar që kjo qeveri është jolegjitime dhe nuk i ka kontribuar aspak stabilitetit të vendit. Poashtu kritikat tona edhe për premtimet megalomane, por edhe për mashtrimin e madh të cilin dy qeveritë e kanë bërë, kanë dëshmuar që vullneti duhet të kthehet tek qytetari, i cili duhet ta legjitimojë me votë një qeveri të re e cila do të angazhohet më shumë sesa kjo qeveri e cila shkoi ashtu si erdhi”.

Deliu-Kodra në Edicionin Special, theksoi që Qeveria Hoti dhe Kurti janë të njëjta, pasi sipas saj, të dyjat kanë pasë premtime të mëdha.

“Qeveria Hoti dhe Kurti, janë të njëjta. Kanë ardhë në pushtet me premtime të mëdha, për një ‘Koalicion të Shpresës’ dhe çka kemi parë janë dështimi me pandeminë, me rimëkëmbjen, me izolimin më të madh që i është bërë Kosovës gjatë këtij viti. Vendi poashtu asnjëherë nuk ka qenë në një pozicion më jo të favorshëm në raportet me miqtë dhe aleatët e saj. S’ka pasë aspak stabilitet as ekonomik dhe as politik”.

Deliu-Kodra ka komentuar edhe sondazhin e PIPOS i cili është prezantuar në Rubikon në Klan Kosova, në të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka prirë me 41.10% të votave.

“Sondazhe do të kemi në vazhdimësi. PDK-ja, është e para e cila e ka vendosur një standard të sa,j sepse ne kemi filluar në qeverisjen tonë me sondazhet. Por, mendoj që sondazhi më i mirë është vota e qytetarëve të Kosovës”.

BURIMI I LAJMIT
2021-01-07 23:58:34
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *