Turku bëhet “mollë sherri”, Atdheu refuzon takimin me Melisën: Ik e…

Turku bëhet “mollë sherri”, Atdheu refuzon takimin me Melisën: Ik e…

Melisa ka zhvilluar ditën e sotme një takim katër minutash me “turkun” e Për’puthen, Muratin. Sindi nuk humbi shumë kohë dhe ftoi e ftoi Muratin menjëherë në takim.

Melsia nuk kishte si ta linte pa koment këtë situatë dhe sulmoi Sindin duke i thënë se prurjet e reja nuk i lejon që ti ikin nga duart.

“Ke frikë moj, sa pe takimin tim me Muratin zgjodhe Muratin. Pret këto prurjet e reja ti kapësh se ke frikë se të ikin nga duart”, tha Melisa.

Debati vazhdoi i ndezur në studio me protagoniste vajzat që kritikonin njëra-tjetrën. Por kur moderatorja Bora Zemani i kërkoi Melisës të zgjidhte një tjetër djalë, ajo zgjodhi Atdheun.

Ndërkohë, Atdheu i nevrikosur tha:

Ikni ndani Muratin përgjysmë dhe dilni të dyja, unë s’pranoj të dal me ty.

Më pas Melisa i shpjegoi se nuk e zgjodhi për këtë arsye, por se kishte planifikuar më parë për një takim me të dhe ndërkohë Atdheu pranoi.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *