Stresi propozon ta votoni Albin Kurtin

Stresi propozon ta votoni Albin Kurtin

Reperi nga Shqipëria shpeshherë komenton situatat politike edhe në Kosovë.

Pak para zgjedhjeve, Stresi ka sugjeruar të votohet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Me një fotografi që ka publikuar në Instagram ai ka thënë se me dekada nuk do të vijë më ky rast andaj votojeni Albin Kurtin.

“Nëse jeni të zgjuar, votojeni Albin Kurtin. Me dekada nuk do t’i vijë më ky rast popullit të Kosovës. Personalisht jam dikush që vetëm nga zgjuarsia e tij sot jam me të nuk ka më pas lider ma t’madh mbas Dr. Ibrahim Rugova se Albin Kurti, LVV”, ka shkruar Stresi.

Ndryshe, nuk dihet ende se a do të mund të kandidoj Albin Kurti si kryeministër në këto zgjedhje.


Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *