Pirlo merr një lajm të mirë për ndeshjen ndaj Interit

Pirlo merr një lajm të mirë për ndeshjen ndaj Interit

Skuadra e Trepçës ka vazhduar me humbje edhe në vitin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të enjten, Trepça regjistroi disfatën e nëntë rresht këtë sezon pasi në ndeshjen e xhiros së 13-të, pësoi nga Rahoveci.

Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” të Mitrovicës, përfundoi me rezultatin 81:67 në favor të ekipit mysafir.

Për Trepçën, kjo ishte humbja e 11 këtë edicion karshi dy fitoreve.

Me këtë fitore, Rahoveci ka forcuar pozitën e parë në tabelë me 23 pikë të mbledhura derisa Trepça mbetet e fundit me 14 pikë.

Isaiah Traylor ishte më i dalluari te Rahoveci pasi ndeshjen e përfundoi me 25 pikë të shënuara derisa me lojë të mirë te mysafirët, u veçuan edhe Marvin Jones (19) e Alban Veseli (17).

Te Trepça, më efikasi ishte fundori amerikan Erving Walker që debutoi me 25 pikë të shënuara në fanellën e ekipit nga Mitrovica.

Në anën tjetër, Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit 71:66 (13:17, 18:9, 25:17, 15:23), në kuadër të javës së 13-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë më e mirë ishte Ponte, duke fituar këtë pjesë 13:17. Por, në atë të dytë kundërpërgjigjen portokallezinjtë, duke fituar 18:9, për të shkuar në pushim 31:26.
Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, që e fiton 25:17, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:43. Megjithatë, Ponte nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund.

Basketbollistët e Prizrenit arritën të afrojnë rezultatin në 68:66, por një trepikësh nga Qëndrim Biraj vendosi gjithçka dhe Bashkimi fitoi derbin e Prizrenit me shifrat 71:66.

Te Bashkimi u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë dhe 20 kërcime, Julian Hamati me 12 pikë e 18 kërcime dhe Sean Hoehn me 19 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 25 pikë, Xavier Cannefax me 19 pikë dhe 10 pikë e 10 kërcime.

Bashkimi ka shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe katër humbje.

The post Bashkimi fiton derbin e qytetit, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Trepçës appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *