Pelosi: Kongresi do të rifillojë punimet

Pelosi: Kongresi do të rifillojë punimet

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se Kongresi do të rifillojë punimet për konfirmimin e votave të Kolegjit Zgjedhor, sapo të jenë nxjerrë nga Kapitoli protestuesit pro-Donald Trump dhe ndërtesa të jetë e sigurt.

Zonja Pelosi tha se e mori vendimin në konsultim me Pentagonin, Departamentin e Drejtësisë dhe Nënpresidentin Mike Pence, i cili do të kryesojë seancën.

“E dinim që do të punonim deri vonë sot. Nata mund të vazhdojë të jetë e gjatë, por kemi shpresën që programi të jetë më i shkurtër. Objektivi ynë do të plotësohet”, tha ajo në një deklaratë.

Ajo vuri në dukje se kjo ditë do të kishte qenë gjithmonë “pjesë e historisë”, por tani arsyeja do të ishte “si një vizion i turpshëm i vendit tonë para botës.”

BURIMI I LAJMIT
2021-01-07 01:47:52
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *