Pacienti skeptik ndaj Covidit, tani nxit të tjerët të mbajnë maskat e tyre nga shtrati në spital

Pacienti skeptik ndaj Covidit, tani nxit të tjerët të mbajnë maskat e tyre nga shtrati në spital

Një burrë që doli pozitiv për koronavirusin pas Krishtlindjeve ka postuar disa video në mediat sociale duke paralajmëruar të tjerët të mbajnë maskat dhe të mësojnë nga gabimi i tij.

“Nuk mendoja se maskat do të bënin kaq shumë ndryshime” tha i infektuari me Covid, Chuck Stacey për CNN, transmeton Gazeta Shneta.

“Isha gabim!”tha pacienti Stacey që aktualisht ndodhet në një spital në Florida për herë të dytë që nga testimi pozitiv me 27 dhjetor, 2020.

50-vjeçari i tha CNN-it, se kur filloi pandemia ai e barazoi virusin me një grip vërtet të keq dhe nuk mori shumë masa paraprake për të mbrojtur veten.

“E pranoj që isha gabim” tha ai. “Kjo ka qenë brutale. Unë kurrë nuk e dija që trupi i njeriut mund të lëndohej aq keq”.

Por ai nuk mendoi se maskat e fytyrës do të bënin shumë ndryshim në mbrojtje, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë.

Ai thotë se vuan nga klaustrofobia dhe ndjeu se nuk do të ishte në gjendje ta kapërcente atë frikë për të mbajtur maskë. Në vend të kësaj, ai vendosi të përdorte një mburojë fytyre.

Ndërsa, një mburojë fytyre nuk rekomandohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) si një formë e duhur e mbrojtjes për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Stacey shpreson të dalë së shpejti nga spitali, por ai thotë se mund të jetë akoma me oksigjen, madje edhe në shtëpi, derisa të shërohet plotësisht. /Gazeta Shneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *