Minuti i zgjedhjeve parlamentare – Bota Sot

Minuti i zgjedhjeve parlamentare – Bota Sot

1. Qytetarë të dashur të Kosovës, kujdes ndaj minutit të votimit, me 14 shkurt 2021!  Thënia popullore, “Çfarë të bën minuti, nuk ta bën motmoti”
Minuti i votimit është më i vlefshëm se jeta vet.

2. Politikanë, gota e rakisë, femrat dhe paratë ua kanë mpirë vetëdijen, mosni gota, femra e para, po bëhuni rrjedhë të lumenjve, liqeneve e detrave për  popujt tuaj që edhe ata të dehen, freskohen e kënaqen nga këto begati natyrore, materiale e shpirtërore.

2.1.Politikanë të dashur dal nga dalë do të vijë e afrohet Minuti i Zgjedhjeve Parlamentare; e ju do të kërkoni që ky Minut i rahatisë suaj t’ju kthehet përsēri, por kurrë më nuk do të kthehet. Ky Minut i Zgjedhjeve Parlamentare nuk do t’ju pranojë më. E duke parë se nuk do t’ju pranojë, ju do t’i luteni përsëri, përsëri e përsëri Minutit të Votimit!

Përsëri Minuti i zgjedhjeve nuk do t’ju pranojë. E kur nuk do t’ju pranojë, ju atëherë do ta merrni Minutin me të mirë, e me të mirë, për ta mashtruar do të pērdorni çfarë do lloj metodash, do të transformoheni prej djaj e dreqër në engjëj e  zana, e prapë Minuti nuk do t’ju  pranojë.

E kur përsëri nuk do t’ju pranojë Minuti i Zgjedhjeve, atëherë ju do të lavdroheni pēr punët qeveritare që keni (s’keni) bërë e që do t’i bëni në mandatin e ardhshëm, do të premtoni pēr çfarë do lloj gënjeshtrash, e ai prapë s’do t’ju pranojë; atëherë ju politikanë tregtarë do të mundoheni ta bleni Minutin e Zgjedhjeve me para; e kur përsëri nuk do t’ju pranojë, atëherë do të përdorni metodën e lypsarëve, për të mashtruar Minutin e Zgjedhjeve Parlamentare, do të bëheni më lypsarë se lypsat, si gjynah, nuk do leni shtëpi për të lypur Minutin, do ta kërkoni edhe prej të paralizuarve vetëm e vetëm për t’i ardhur keq Minutit për ju!

E kur Minutit nuk do t’i vijë keq pēr ju, atēherë ju do të bëheni të ashpër, do ta tregoni fytyrën e vërtetë të vjedhësve, nuk do leni shtëpi pa mos e vjedhur Minutin e Zgjedhjeve, e kur Minuti i Zgjedhjeve do ta mbrojë veten do t’ju thotë: O ju të mjerë, o ju politikanë qeveritarë duke më lutur mua Një Minutëshin, popullit tuaj ia keni humbur shumë orëshin, javëshin, muajshin e shumë shumë vite, unë shkova e ika prej jush, tash e tutje do të jem me popullin tuaj, e jo me ju! Lamtumirë!

BURIMI I LAJMIT
2021-01-07 11:38:15
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *