Krizë në aspektin financiar te Arsenali, ky është hapi i ri i klubit

Krizë në aspektin financiar te Arsenali, ky është hapi i ri i klubit

Engjëll Hoti është njëri ndër lojtarët më të dalluar te Llapi.

Hoti gjatë stinorit vjeshtor shënoi dy gola dhe dy asistime në 15 ndeshje sa luajti, shkruan GazetaBlic.

Llapi ka filluar përgatitjet para disa ditëve dhe tashmë skuadra po bëhet gati edhe për një udhëtim në Turqi.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport, Engjëll Hoti tha se skuadra ka filluar përgatitjet dhe se gjithçka po shkon mirë.

Është mirë për të gjithë ne që kemi pushuar për këto dy javë, sepse realisht kemi luajtur shumë ndeshje në pjesën e parë të kampionatit. Kemi filluar stërvitjet që disa ditë dhe po bëjmë disa vrapime, atmosfera tek ne është shumë e mirë” tha fillimisht Hoti.

Më pas ai foli edhe për transferimet e reja si dhe për objektivat e klubit.

Kanë ardhur disa transferime të reja, të gjithë duan ta dëshmojnë vetën dhe kjo është një gjë shumë e mirë për klubin tonë. Ne kemi luajtur shumë ndeshje të mira në fund të sezonit dhe se duam që të vazhdojmë me tempo të njëjtë. Objektivi ynë kryesor është Kupa, por ne do të luajmë ndeshje pas ndeshjes duke tentuar ta bëjmë më të mirën” përfundoi Hoti.

/GazetaBlic/

The post Engjëll Hoti flet për fazën përgatitore dhe objektivat me Llapin appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *