Kina bllokon hyrjen e ekipit të OBSH-së që kishte për qëllim studimin e origjinës së koronavirusit

Kina bllokon hyrjen e ekipit të OBSH-së që kishte për qëllim studimin e origjinës së koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Kina ka bllokuar ekipin që heton origjinën e pandemisë së koronavirusit në Wuhan.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se dy shkencëtarë nga ekipi i Kombeve të Bashkuara tashmë ishin larguar nga vendet e tyre për në Wuhan mirëpo zyrtarët kinezë nuk kishin miratuar lejet e nevojshme për të hyrë në vend shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

“Unë jam shumë i zhgënjyer me këtë lajm” tha Tedros në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe e kam bërë edhe një herë të qartë se misioni është një përparësi për OBSH dhe ekipin ndërkombëtar”.

Tedros tha se OBSH ishte “e etur për të filluar misionin sa më shpejt të jetë e mundur” dhe se atij i ishin dhënë siguri se Pekini po shpejtonte procedurën e brendshme për “vendosjen sa më të hershme të mundshme”.

Zyrtarët e OBSH-së kanë kohë që kanë negociuar me Pekinin për të lejuar një ekip shkencëtarësh globalë për hyrje në vendet kryesore për të hetuar origjinën e virusit – zbuluar së pari në Wuhan në dhjetor 2019 – dhe kërcimin e tij të mundshëm nga një specie pritëse e paidentifikuar tek njerëzit. /Gazeta Shneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *