Dy nga pacientët e lënduar po marrin trajtimin në QKUK

Dy nga pacientët e lënduar po marrin trajtimin në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka sqaruar se dy nga pacientët e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj nuk janë larguar nga lista për të marrë trajtim në Turqi.

ShSKUK-ja ka thënë se dy nga pacientët e lënduar po marrin trajtim në QKUK pasi kanë shkallë më të vogël të djegies. shkruan GazetaShneta.

Ndërkohë, katër nga pacientët e dërguar në Turqi, fillimisht janë vlerësuar nga profesionistët shëndetësor për nga shkalla e djegies dhe më pas janë dërguar për trajtim.

Më poshtë, gjeni njoftimin e plotë nga ShSKUK-ja:

Prishtinë, 7 janar 2020

Zyra e drejtorit të përgjithshëm- SHSKUK

Komunikatë për medie

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se, dy personat e djegur, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt, nuk janë larguar nga lista për dërgim në Turqi, por po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të shkallës më të vogël të djegies.

Katër pacientë, që janë vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë, që janë në gjendje më të rëndë, në bazë të sipërfaqes dhe shkallës së djegies, janë dërguar në qendër të specializuar për trajtim në Turqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë vepruar konform konsultave me mjekët profesionistë të fushës dhe nuk e kanë hequr askënd nga lista për trajtim jashtë vendit.

Rastet e kësaj natyre (me shkallë më të vogël të djegies) janë trajtuar në QKUK për 20 vjet me radhë, në mënyrë profesionale dhe me sukses të plotë.

Dy pacientët në fjalë, bashkë me pacientët tjerë të lënduar, po marrin trajtimin e vazhdueshëm mjekësor nga profesionistët shëndetësorë të QKUK-së.

Në bazë të vlerësimit të gjendjes nga profesionistët shëndetësorë, do të shikohet mundësia që edhe këta dy pacientë të dërgohen jashtë vendit për trajtim.

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *