Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 166 persona rezultojnë pozitivë 24-orët e fundit, numri i vdekjeve përsëri i lartë – FaxWeb

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 166 persona rezultojnë pozitivë 24-orët e fundit, numri i vdekjeve përsëri i lartë – FaxWeb

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, informojnë se përgjatë 24-orëve të fundit kanë rezultuar 166 raste të reja pozitivë me koronavirus, nga 1049 testime të kryera në terren.

Prej rasteve të reja 88 janë në Shkup, 2 Kumanovë, Shtip 4, Prilep 11, Tetovë 13, Strugë 11, Veles 1, Ohër 13, Kavadar 4, Gostivar 7, Kriva Pallankë 2, Krushevë 1, Koçani 2, Probishtip 2, vinicë 1, Kërçovë 2 dhe Negoinë 2.

Këtë të enjte Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut regjistroi 416 pacientë të shëruar dhe 10 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 2 janë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Shtipi, tre nga Prilepi, një nga Ohri dhe një nga Radovishi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedonia me coronavirus janë diagnostifikuar 85.494 persona, ku 66.209 janë shëruar dhe 2.581 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 16.704 raste aktive.

loading…

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *