Braktisja e ministrave të LSI/ Kryemadhi komenton largimin te PS të Nasip Naços: Edi Rama ka frikë…

Braktisja e ministrave të LSI/ Kryemadhi komenton largimin te PS të Nasip Naços: Edi Rama ka frikë…

Monika Kryemadhi komentoi sot largimin nga LSI te PS të Nasip Naços, ish-ministrit të Drejtësisë.

Duke folur në “Çim Peka Live” Kryemadhi u shpreh: “S’kam asnjë emocion. Risia që ka sjelle LSI në jetën politike shqiptare është që asnjëri sështë i përjetshëm. Në momentin që nuk japim duhet t’u hapim rrugën më të rinjve më të shkolluarve. Hyrjet dhe daljet skanë impakt.

Thelbi kryesor i moralit të politikës shqptare është që të gjithe duhet ta kuptojmë që asnjëri s’është i përjetshëm. LSI është një parti që ecën shpejt, duhet të ecësh me ritmin e saj, me filozofinë e saj. LSI ka një moto është partia e të rinjve dhe të rejave. Unë mendoj që Edi Rama ka shumë frikë Elona Gurin. Qarku i Durrësit do të jetë një nga sukseset e LSI”.

E pyetur përse u zëvendësua Naço nga Durrësi, Kryemadhi tha: “Nuk ka asnjë lloj rëndësie që sot të harxhojmë minuta për gjërat që nuk u krijojnë mundësi punësimi shqiptarëve”.

BURIMI I LAJMIT
2021-01-07 20:24:38
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *