Saimiri ngaterron emision, ngacmon ne Instagram konkurrenten e Perputhen!

Saimiri ngaterron emision, ngacmon ne Instagram konkurrenten e Perputhen!

Pas largimit nga “Love Story”, Silvana u shpreh se Saimiri ju kishte shkruar vajzave mesazhe privatisht për t’i ftuar në vilën e tij. Madje ajo publikoi një bisedë të Flavias me një mikeshën e saj, në të cilën kjo e fundit i kërkonte konkurrentes të pranonte publikisht se Saimiri i kishte shkruar mesazhe.
Por përveç vajzave të “Love Story” një tjetër konkurrente nga emisioni “rival”, “Për’puthen”, pretendon se i ka shkruar Saimiri. Konkurrentja më e re e “Për’puthen”, Ledjana ka publikuar një bisedë, në të cilën shihet se i ka shkruar në Instagram dikush me emrin Saimir Kasemi dhe me foton e “princit modern”.
“Fli e qetë e dashur se nuk ke çfarë ju bën, mos u streso kot. Pse lodhesh”, shihet t’i ketë shkruar Saimiri.
Pasi ka publikuar bisedën, Ledjana ka shkruar: “Ky ka ngatërruar emision”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.
Mirëpo “princi” i “Love Story” ka reaguar menjëherë dhe ka treguar se nuk i ka shkruar ai, por dikush me profil të rremë që përdor emrin dhe fotot e Saimirit.
“Fallco! Ledjana ke ngatërruar adresë më duket! Shihe mirë emrin kush të shkruan mos u kënaq para kohe”, ka shkruar Saimiri me shaka, duke treguar se këtë situatë e ka kaluar me shumë sportivitet.

Gazeta Reforma

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *