Nis fushata e ashpër LVV-PDK, nga partia e Kurtit hedhin akuza për “grupet e afërta kriminale me PDK-në”

Nis fushata e ashpër LVV-PDK, nga partia e Kurtit hedhin akuza për “grupet e afërta kriminale me PDK-në”

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i është kundërpërgjigjur kryetarit në detyrë të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj i cili e kritikoi pak më herët qeverisjen e tij atje, duke thënë se kjo komunë është shndërruar në qytetin më të varfër nga kryetari më i pasur.

Bahtiri tha se “grupet e afërta kriminale me PDK-në” e kanë ndarë Mitrovicën në dy pjesë.

“Enver Hoxhaj paska folur për Mitrovicën dhe Qeverisjen time komunale, duke bërë akuza pa asnjë argumentim konkret, por vetëm duke shpifur siç dinë të bëjë partia e tij fushata zgjedhore dhe jo vetëm. Se kush e ka shkatërruar Mitrovicën pa luftës, duhet ta dijë më së miri Enver Hoxhaj dhe partia e tij, të cilët qytetin më të zhvilluar ekonomikisht e kanë ndarë në dy pjesë, ndarje të cilën e kanë përdorë grupet e afërta kriminale me PDK-në për kontrabandë dhe në përgjithësi për biznes me serbët e veriut. Mitrovicën e udhëhequr nga PDK-ja e kam gjetur të rrethur me barrikada, me vrasje si asnjë qytet tjetër e me haraç. Sot, Mitrovica është qytet më i qetë në Kosovën, ku viti 2020 u përmbyll pa asnjë vrasje”, shkroi Bahtiri.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Enver Hoxhaj paska folur për Mitrovicën dhe Qeverisjen time komunale, duke bërë akuza pa asnjë argumentim konkret, por vetëm duke shpifur siç dinë të bëjë partia e tij fushata zgjedhore dhe jo vetëm.

Se kush e ka shkatërruar Mitrovicën pa luftës, duhet ta dijë më së miri Enver Hoxhaj dhe partia e tij, të cilët qytetin më të zhvilluar ekonomikisht e kanë ndarë në dy pjesë, ndarje të cilën e kanë përdorë grupet e afërta kriminale me PDK-në për kontrabandë dhe në përgjithësi për biznes me serbët e veriut.

Mitrovicën e udhëhequr nga PDK-ja e kam gjetur të rrethur me barrikada, me vrasje si asnjë qytet tjetër e me haraç.

Sot, Mitrovica është qytet më i qetë në Kosovën, ku viti 2020 u përmbyll pa asnjë vrasje. Në Mitrovicën që e udhëheqi unë janë bërë investime prej 300 milionë euro, ku prej tyre vetëm kompania “SOWI KOSOVA” po i investon 168 milionë euro në energji të erës në Bajgorë.

Nën qeverisjen e PDK-së qytetarët për ta kryer një shërbim janë detyruar të paguajnë ryshfet tek njërzit që kanë qendruar në kafenet pranë komunë, ndërsa nën qeverisjen time komuna e Mitrovicës sapo është shpallur nga KDI ndër dy komunat më transparente në Kosovë. Në kohën e PDK-së Mitrovica ka qenë qyteti më i ndotur në Kosovë, ndërsa muajin e kaluar Mitrovica është shpallur qyteti më i pastër në Kosovë.

• Enver, ju prej pasluftës ua keni humbur përspektivën e mitrovicasve, duke shkatërruar ‘Trepçën’ përmes vendosjes në krye të saj të ish kryetarit të degës së PDK-së në Mitrovicë;

• Ju e keni dëmtuar Universitetin e Mitrovicës, duke vendosur si rektor ish sekretarin e degës së PDK-së në Mitrovicë;

• Ju e keni dëmtuar ATK-në duke e vendosur si drejtor anëtarin e Kryesisë së PDK-së;

• Ju e keni dëmtuar Akademinë e Policisë në Vushtrri, duke e bërë drejtori ish nënkryetarin e komunës që ishte nga partia e juaj;

• Ju e meni shkatërruar administratën komunale, duke punësuar familjarët e drejtorëve tuaj komunal dhe drejtuesve të degës së PDK-së;

• Ju e keni dëmtuar pronën komunale, duke i dhënë një pjesë të madhe zyrtarëve të partisë tuaj;

• Ju e jeni keni dëmtuar buxhetin komunal, ku kam gjetur miliona euro borxh kur kam ardhur në krye të komunës;

E fundit për nga radha, por e para për nga rëndësia, ju e keni pamundësuar kthimin e shqiptarëve në veri, pasi që njerëzit e partisë tuaj kanë keqpërdorur me fondin për ri-ndërtimin e shtëpive, ku shumica nuk kanë përfunduar kurrë dhe asnjëherë s’kanë mundur të banohen.

Enver, e kuptoj që duke u marrë me mua po dëshiron ta marrësh vëmendjen e publikut në garën tënde imagjinare për kryeministër. Por duhet ta keni parasysh, se ju nuk jeni as kandidat serioz, sepse jeni veç një kukull dhe një servil që Hashim Thaçi e ka lënë për ta zëvendësuar.

Për më tepër, qytetarët e Mitrovicës e dinë më së miri kush punon e mendon për ta, ku ua treguan vendin në dy mandate, e që do t’ua tregojnë vendin edhe sivjet, sepse ata nuk duan që kapot e krimit dhe korrupsionit ta marrin komunën në duart e tyre.

BURIMI I LAJMIT
2021-01-06 12:54:48
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *