Mitrovicën e varfëroi kryetari më i pasur i saj

Mitrovicën e varfëroi kryetari më i pasur i saj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverisjen e Agim Bahtirit në Mitrovicë.

Hoxhaj është shprehur se “Mitrovica është shndërruar në qytetin më të varfër në vend nga kryetari më i pasur”.

Sipas të parit të PDK-së, asgjë përveç mashtrimeve dhe diferencimeve në baza partiake e familjare nuk ka ndodhur në Mitrovicë në tetë vitet e fundit.

“Një qytet që dikur ishte krenaria e Kosovës, është shndërruar në qytetin më të varfër në vend nga kryetari më i pasur. Asgjë përveç mashtrimeve dhe diferencimeve në baza partiake e familjare nuk ka ndodhur në Mitrovicë në tetë vitet e fundit”.

“Ky model qeverisës në dëm të qytetarëve do të marrë fund shpejtë. Zgjedhjet nacionale që do t’i kemi tani, do të tregojnë rritjen më të madhe të PDK-së në këtë komunë, deri në tetor kur do ta kemi edhe kryetarin e partisë tonë në këtë qytet”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook, pas vizitës në Mitrovicë, ku është takuar me strukturat e partisë./Insajderi/


Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *