Agjencia e Barnave në BE miraton edhe përdorimin e vaksinës Moderna

Agjencia e Barnave në BE miraton edhe përdorimin e vaksinës Moderna

Agjencia e ilaçeve e Bashkimit Evropian(EMA) i dha dritën jeshile vaksinës anti-Covid të Moderna për përdorim.

Ky vendim i jep mundësin 27-vendeve anëtare që të marrin një vaksinë të dytë, në betejën kundër Covid-19 dhe nëse miratohet përfundimisht nga Komisioni i BE, ajo do të bëhet vaksina e dytë e autorizuar për përdorim në bllokun prej 27 vendesh.

Komiteti i ilaçeve njerëzore të EMA (CHMP) ka vlerësuar tërësisht të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe rekomandoi me konsensus një autorizim zyrtar të marketingut me kusht të dhënë nga Komisioni Evropian. Ajo ka rezultuar rreth 95% efektive në parandalimin e sëmundjes në provat klinike dhe gjatë fazave të para nuk është shfaqur asnjë reagim serioz, ku vetëm 10%  e vullnetarëve shfaqen shenja lodhje. Vaksina Moderna do të përdoret në personat nga 18 vjeç e sipër.

“Kjo vaksinë na siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktual. Ishte një dëshmi e përpjekjeve dhe angazhimit të të gjithë që të kemi këtë vaksinë të dytë, pas njw viti nga deklarimi i pandemisë nga OBSH,”-ka thënë Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA.


Top Channel

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *