Qytetet fantazmë, “piramidat” që mund të shembin ekonominë kineze (VIDEO)

Qytetet fantazmë, “piramidat” që mund të shembin ekonominë kineze (VIDEO)

Kina është sot superfuqi ekonomike. Ajo po investon në shumë vende të botës, për të zgjeruar ndikimin e saj.

Por disa nga investimet në vend, kanë rezultuar shumë të nxituara. Sot Kina ka mbi 50 qytete të ndërtuara vitet e fundit, që janë thuajse të pabanuara.

Shumë prej këtyre qyteteve, janë përpjekur të imitojnë metropole si Londra apo Parisi. Por rrugët e gjera dhe dritat e shumta, kanë njohur pak kinezë. Shembulli më klasik është Ordo.

Në fillim u projektua për 1 milionë banorë, por përfundoi në 300 mijë, pasi ra ndjeshëm çmimi i qymyrit në tregjet ndërkombëtare. Deri tani, vlerësohet se vetëm 2 për qind e ndërtesave janë të banuara, pjesa tjetër mbetet e braktisur.

Në total numri i apartamenteve bosh në këto qytete fantazmë, mund të jetë deri në 50 milion. Kina ka përdorur më shumë çimento në ndërtimin e këtyre qyteteve, sesa SHBA-ja gjatë gjithë shekullit XX-të. Ekspertët mendojnë se qytetet fantazmë, janë “piramidat” që mund ta shembin një moment ekonominë kineze.

                                     TIRANA TODAY

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *