Përfaqësuese të qeverisë kanë gënjyer Kuvendin dhe kërkuan… – FaxWeb

Përfaqësuese të qeverisë kanë gënjyer Kuvendin dhe kërkuan… – FaxWeb

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një konference për media i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama se ai po bllokon projektin infrastrukturor të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës. Meta shprehet se ai nuk po e bën këtë sqarim për t’i dhënë vëmendje gënjeshtrave të kryeministrit, por e bën për qytetarët e Vlorës dhe Selenicës të cilët meritojnë vëmendje. Sipas Metës përfaqësues të qeverisë kanë gënjyer Kuvendin dhe e kanë kaluar huanë nga Fondi Saudit për një projekt tjetër pa transparencë. Një veprim i tillë nuk mund të bëhet pa rinegocim të marrëveshjes sipas Presidentit.

“Jam sot këtu për arsye se mendoj që, dhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëdësishme, qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalës së secilit. Jam këtu për të përmendur disa fakte së papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë. Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Presidenti menjëherë e ka mirëpritur këtë iniciativë dhe ka shpallur dekretin brenda dy ditësh. Kuvendi më 21 shtator 2020 i ka përcjellë presidentit ligjin për denoncimin e kësaj marrëveshjeje. Ky ligj është miratuar në seancën plenare më 17 shtator dhe presidenti e shpalli menjëherë më 22 shtator. Presidenti shqyrtoi me vëmendje praktikën, nga ku rezultoi se qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim zgjidhjen e marrëveshjes së huasë.

Pranojmë të përfundojmë, të zgjidhim marrëveshjen, me vendimin e bordit. Në këtë mënyrë, marrëveshja e huasë ndërpritet që prej datës 29 dhjetor”, thuhet në përgjigjen e Fondit Saudit.

Pra, është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar të zgjidhë këtë marrëveshje. Kjo ndërprerje për financimin e projektit të Lumit të Vlorës, me gjatësi prej 16.4 km, është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër.

Madje, Presidenti u befasua që ky projekt nuk do të bëhej me hua. Vetëm 7 ditë më vonë, më datë 29 shtator, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë Presidentit ku i kërkohet plotfuqishmëri për një tjetër hua po me fondin saudit për rrugën Vlorë-Orikum. Presidenti mësoi se kjo marrëveshje ishte miratuar në Këshillin e Ministrave më 23 shtator. Rezultoi që Presidentit i kërkohej të lëshonte plotfuqishmëri kur më parë duhej të merrte një autorizim.

Ajo që është e rëndë është se përfaqësuesit e qeverisë kanë gënjyer në Kuvend, kur kanë deklaruar se huaja do të merrej për lotin e katërt të lumit të Vlorës, kur huaja do të transferohej për një tjetër projekt. Çfarë bëri Presidenti që pengoka sipas kryeministrit këtë hua. Më 6 tetor, Presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Punët e Jashtme ku ministër ishte Rama”, tha Meta.

loading…

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *