Freixa: Nëse Laporta zgjidhet president, Barcelona është në rrezik

Freixa: Nëse Laporta zgjidhet president, Barcelona është në rrezik

Kandidati presidencial i Barcelonës, Toni Freixa ka folur në një intervistë për interesat prapa skenave në zgjedhjet e klubit, të cilat do të mbahen më 24 janar

Freixa, i cili po ashtu kishte kandiduar për president edhe më 2015, ka thënë se ai nuk do t’i nënshtrohet ndonjë presioni politik apo media nëse i fiton zgjedhjet.

Në një intervistë me Marca, Freixa po ashtu ka folur për thashethemet që e lidhin Barcelonën me Erling Haaland, kandidaturën e Joan Laportas dhe intervistën e fundit të Lionel Messi për La Sexta.

Ju ishit anëtar i bordit të Barcelonës bashkë me Josep Maria Bartomeu. A mund ta parashikonit atë që po ndodhte në Barcelonë.

Duhet t’i shikoni arkivat e gazetës në atë kohë. Në fushatën e vitit 2015 e kisha parë që projekti bazohej në transfere galaktike ku akademisë së futbollit nuk i jepej rëndësi. Ishte një model presidencial. Unë nuk jam fallxhor, është se unë e njoh klubin dhe njerëzit që punojnë për të mirën e tij.

Përshkruani gjendjen e Barcelonës tani!

Është një situatë kritike e krijuar nga një menaxhment neglizhent dhe nga pandemia. Ne jemi në një kohë ku ne po rrezikojmë. Ne duhet të mbrohemi nga interesat jashtë klubit, ku janë ata të cilët po luajnë në këto zgjedhje duke treguar gënjeshtra dhe duke promovuar kandidatë jashtë klubit, të cilët kërkojnë ta marrin atë.

Për cilat ‘genjeshtra’ e keni fjalën?

Janë ata kandidatë të cilët vazhdimisht gënjejnë. Ata gënjejnë duke thënë se e kanë një person e që në të vërtetë nuk e kanë. Ka media të cilat i publikojnë këto gjëra sikurse janë të vërtetë. Kjo ndodh për shkak se ka interesa të fshehura. Mediat janë të interesuara që të fitojnë kandidat të caktuar!

Kur flisni për interes, a i referoheni këtyre mediave?

Ato janë pala e tretë e interesit që e kontrollojnë klubit. Është koha që ne ti themi anëtarëve që klubi është i joni dhe t’i paralajmërojmë ata se Barcelona është në rrezik që të bije në duar të palëve të treta.

A po vepron edhe aparati politik në to?

Kjo vjen nga informacione të caktuar dhe që nuk mund të mohohen. Ka interes që presidenti i ri i Barcelonës të këtë edhe profil të caktuar politik. Disa kandidatë janë takuar me politikanë, disa në zyre dhe disa jo. Ky është publiku dhe kjo është keq; unë nuk po e them këtë.

Kandidatura e juaj, çfarë roli keni ju?

Ne jemi e vetmja kandidaturë e cila asnjëherë nuk kishte pranuar asnjë presion nga partitë politike, apo interesat mediale, apo palët e treta të cilat për vite kanë ushtruar ndikim në menaxhmentin e klubit nga jashtë për të marrë vendime të caktuara. Motivimi i jonë është që ta mbrojmë klubin nga këto interesa, anëtarët e dinë këtë. Ne jemi e vetmja kandidaturë serioze; ne flasim për programin tonë me anëtarët dhe tifozët e klubit dhe ne kemi ekspert futbolli me të cilët bisedojmë se si ti bëjmë gjërat që të funksionojnë.

A besoni në thashethemet për Erling Haaland?

Gjerat që fliten për Haaland janë komike. Një kandidat thotë emrin e tij dhe pak orë më vonë (agjenti i Haaland), Mino Raiola e mohon atë. Në rastin e Jordi Cruyff, ishte vet Jordi i cili tha se ai nuk ka ndonjë lidhje me zgjedhejt. Anëtarët e bordit po tregohen jo respektues.

Po për Xavi Hernandez?

Lluis Carreras dhe unë kemi folur me Xavin dhe është koha ta themi këtë, për shkak se ai është një kandidat me një trashëgimi dhe Xavi është vetë trashëgimia e Barcelonës. Ne mund të themi se e vetmja gjë që ai dëshiron është ëq të bëhet trajner, jo të marrë ndonjë pozitë tjetër. Thuhet se ai do të jetë edhe një menaxher gjeneral, por kjo nuk koincidon me dëshirën e Xavit.

Atëherë, Ronald Koeman nuk është i nevojshëm…

Kjo është arsyeja pse unë them se duhet ta themi të vërtetën. Ata të cilët gënjejnë po veprojnë jo fer.

A mendoni se Joan Laporta është favorit?

Në asnjë mënyrë. Anëtarët e dinë shumë mirë se kush është Laporta dhe si e ka menaxhuar ai Barcelonën. Ai u largua nga klubi duke e lënë atë në borxh 450 milionë euro me një xhiro vjetore nën këtë shifër. Nëse Laporta zgjidhet, klubi do të jetë në një rrezik real.

Çfarë mendoni për intervistën e fundit të Lionel Messi?

Me një ndjenjë shumë të mirë. Unë pashë një Leo të vetëdijshëm për gjendjen në klub, duke vendosur Barcelonën përpara gjithçkaje dhe dëshirën e tij për të arritur sukses. Nëse zgjidhem president, e di çfarë do ti them, mbi të gjitha, do ta dëgjojë atë.

Pse po e humb La Masia famën e vet?

Është pasojë e sjelljes se 50-60 lojtarë të cilët nuk vinë nga akademia e jonë e futbollit dhe të cilët u përgjigjën interesave jashtë klubit. Të rinjtë e shohin këtë dhe pengesat që kanë përpara, andaj largohen. Nuk ka besim në lojtarët tonë, vetëm Ansu Fati por kjo për shkak se ai është i jashtëzakonshëm. [Ronald] Araujo dhe [Oscar] Mingueza nuk i është dhënë mundësia të luajë para [Gerard] Piques apo [Samuel] Umtiti nëse nuk është i lënduar.

BURIMI I LAJMIT
2021-01-05 18:19:43
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *