Ekrem Janjeva – lojtar dhe veprimtar në Gjeneratën e Republikës 

Ekrem Janjeva – lojtar dhe veprimtar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët tanë, në të gjitha disiplinat sportive, kush më shumë e kush me pak dhanë kontribut në vitet më të vështira (1991-1999) dhe në anën tjetër iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb. 

Ekrem Janjeva i takon Gjeneratës së Republikës. 

Janjeva, i gjithanshëm në vitet më të vështira, në kohën e okupimit, një herë si hendbollist, pastaj si kryetar i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt).

Janjeva asgjë nuk kurseu nga vetja në shërbim të hendbollit dhe sportit në përgjithësi.

Ai, asnjëherë nuk ndërpreu veprimtarinë e tij sportive përkundër kërcënimeve nga milicia e pushtuesit serb, por dha kontribut qoftë si lojtar, qoftë si kryetar dhe si sot i kujtohen edhe sfidat në fushën me beton në Gërmi!

Janjeva sot ndihet krenar që i takoi brezit të sakrificës, që me mijëra sportistë e mbajtën gjallë sportin dhe që i rezistuan fuqishëm okupatorit.

BURIMI I LAJMIT
2021-01-05 17:36:18
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *