Donika Kadaj e entuziazmuar për FSK-në: Beogradi vazhdon të vajtojë

Donika Kadaj e entuziazmuar për FSK-në: Beogradi vazhdon të vajtojë

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi është shprehur shumë e entuziazmuar me vendimin e sotëm të Kuvendit, i cili i dha dritë të gjelbër FSK-së që të shkojë në misione paqeruajtëse bashkë me ushtrinë amerikane.

Me anë të një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi është shprehur shumë e lumtur me vendimin e marrë sot për FSK-në

Ajo ka shtuar se FSK po merr formën e saj me detyrat e përgjegjësitë, teksa siç është shprehur ajo Beogradi po vazhdonë të vajtojë.

Postimi i plotë:

E lumtur qe ne seancen e fundit votova per vajzat dhe djemte tane ne uniforme.

FSK po merr formen e saj me detyrat e pergjegjesit qe i takojne nderkohe qe Beogradi vazhdon te vajtoje ne iluzionet e moqme.

Urime Ushtrise sone, na befshi krenare! 

BURIMI I LAJMIT
2021-01-05 18:42:15
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *