Do “arratisje” në Skoci për të shmangur betimin e Joe Biden më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë, dështon “plani” i Trump-it. Ja kush iu bë pengesë

Do “arratisje” në Skoci për të shmangur betimin e Joe Biden më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë, dështon “plani” i Trump-it. Ja kush iu bë pengesë

Donald Trump nuk do të lejohet të vizitojnë Skocinë, për të luajtur një raund golf gjatë betimit të kundërshtarit të tij, Joe Biden, në 20 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Skocisë, Nicola Sturgeon. Presidenti në largim, i cili humbi zgjedhjet e nëntorit në SHBA raportohet se po mendon të udhëtojë në Turnberry Golf Resort për të shmangur betimin e Joe Biden, si President i SHBA-ve.

Sidoqoftë, Kryeministri i Skocisë theksoi se është e paligjshme të udhëtosh nga një vend në një tjetër pa një arsye të fortë dhe shtoi: “Të luash golf nuk është ajo që unë do ta konsideroja një arsye të fortë”.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar vazhdimisht të specifikojë se çfarë do të bëjë presidenti në largim, Trump kur Biden betohet në 20 Janar, duke nxitur spekulime nëse Trump do të marrë pjesë apo jo në ceremoni.

Megjithatë, Aeroporti i Glasgow Prestwick është paralajmëruar të presë mbërritjen në 19 Janar të një avioni ushtarak amerikan Boeing, të përdorur nga Donald Trump, sipas Sunday Post .

I pyetur nëse Trump kishte ndonjë plan për të udhëtuar në Skoci për të shmangur betimin, Sturgeon tha: “Unë nuk kam ide për planet e udhëtimit të Donald Trump. Shpresoj dhe pres që, siç e presin të gjithë, plani që ai ka është të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Por përtej kësaj nuk e di. Ne nuk po e lejojmë atë të hyjë në Skoci për asnjë arsye në këtë kohë dhe kjo do të zbatohet për këdo tjetër.”

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *