ZYRTARE: Malisheva prezanton trajnerin Arsim Thaçi

Arsim Thaçi dhe Malisheva edhe zyrtarisht kanë nisur bashkëpunimin.

Trajneri prishtinas ka marrë drejtimin e klubit të Ligës së Parë, por që synon Superligën. Ai zëvendësoi Senad Alirifën.

Thaçi më parë ka drejtuar edhe Prishtinën, 2 Korrikun, Flamurtarin, Trepçën ’89, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi i plotë i Malishevës

Fc Malisheva njofton se trajner i ri i skuadrës, do të jetë Arsim Thaqi, pasiqe sot palët kanë arritur marreveshje.

Prezantimi i trajnerit Malishevas, u bë sot në prezencen e Presidentit të klubit z.Driton Morina si dhe presidentit Themelues Afrim Bytyqi në ambientet e stadiumit te qytetit.

Arsim Thaqi ka udhëhequr klube me tradite si Fc Prishtina, Trepça 89, Keku, Flamurtari si dhe 2 Korrikun nga Prishtina.

Klubi i uron mirseardhje trajnerit Thaqi dhe suksese me ekipin tonë!

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *