Skuadra e Haxhi Zekës zyrtarizon transferin e parë për merkaton dimërore

FC Dardania – Qyshk ka zyrtarizuar afrimin e parë për stinorin pranverorë.

Skuadra që ndeshjet i luan në “Shahin Haxhi-Islami” ka pasur një vjeshtë me ulje-ngritje, teksa tani nuk i qëndron edhe aq larg pozitave që të rrëzojnë në Ligën e Tretë, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë arsye, kryesia e klubit ka vendosur që t’i sjellë përforcime trajnerit aktual, Haxhi Zekës në mënyrë që klubi të jetë në pozitë sa më të sigurt në tabelë.

Shkodran Muqolli është rikthyer tek skuadra pas disa sezoneve të kaluar tek prizrenasit e A&N.

Muqolli luan si mbrojtës dhe nga Dardania shihet si një përforcim cilësor.

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *