Nëse kjo është simptoma juaj e vetme, ju mund të jeni të sigurt nga infeksioni Sars-CoV-2

Nëse kjo është simptoma juaj e vetme, ju mund të jeni të sigurt nga infeksioni Sars-CoV-2

Pandemia e koronavirusit ka nxjerrë shumë prej nesh në skaje, sa herë që zgjohemi me një simptomë të re, ne menjëherë pyesim nëse më në fund kemi kontraktuar virusin.

Sidoqoftë, shumë nga shenjat dhe simptomat që na shqetësojnë mund të nënkuptojnë për Covidin mirëpo kemi dhe nga ato që mund të jenë sezonale, si alergjitë ose ftohje shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Andaj, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes – CDC nuk e rendit teshtitjen e shpeshtë si një simptomë të koronavirusit.

Ndërsa kongjestioni ose rrjedhja e hundëve është përfshirë në listë, teshtima nuk figuron në listën e statusit simptomatologjik.

Sipas CDC, teshtitja konsiderohet një simptomë e zakonshme e ftohjes dhe nodonjëherë një simptomë e gripit.

Nëse keni ftohje, ka të ngjarë që së pari të keni një dhimbje të fytit dhe rrjedhje të hundës, të ndjekur nga teshtitje dhe kollitje.

Klinika Mayo thotë se gripi mund të ketë gjithashtu këto simptoma – duke e bërë atë të duket si një ftohje e zakonshme në fillim – por gripi do të zhvillohet papritmas ndërsa ftohja zakonisht zhvillohet ngadalë.

Në anën tjetër, teshtitja mund të jetë thjesht rezultat i alergjive.

Dr. Sashini Seeni, mjek i përgjithshëm në DoctorOnCall, thotë se “teshtitja ka më shumë të ngjarë të jetë një manifestim i të ftohtit, infeksioneve të gripit dhe alergjive”.

Dhe kur krahason simptomat e Covidit dhe alergjive sezonale, CDC thotë se teshtitja ka më shumë të ngjarë të jetë një simptomë e alergjive sezonale sesa e koronavirusit.

Dr. Seeni thotë se është e rëndësishme të merrni parasysh simptomat e tjera që keni së bashku me teshtitjen tuaj.

Nëse përjetoni “teshtitje të ndjekur nga kruarje, lotim të syve, pjesë të trupit të përflakur ose të fryrë”, ka shumë të ngjarë që thjesht të merreni me alergji. /Gazeta Shneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *