Moti përgjatë 5 ditëve të ardhshme, pritet të ketë reshje bore në vend

Moti përgjatë 5 ditëve të ardhshme, pritet të ketë reshje bore në vend

Java e parë e këtij viti pritet të jetë me mot të ndryshueshëm; diell, vranësira, reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale priten të jenë 0C deri në 3C, kurse ato maksimale nga 5C deri në 8C njofton PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.

“4.01 – Kryesisht vranët.  Kohëpaskohe me reshje lokale shiu.  Në vise malore borë.  Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.

5.01 – Diell dhe vransira.  Nëpër ultësira orëve të mëngjesit mundësi për mjegull.

6.01 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.  Në vise malore me borë.

7.01 – Vransira dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

8.01 – Kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit me mundësi për reshje shiu dhe bore.”, thuhet në postim.

Tutje, PrishtinaWeather ka bërë të ditur se përgjatë ditës së premte dhe në fundjavë pritet të ketë reshje bore në vend./GazetaShneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *