Menaxheri shqiptar tregon nëse Rrahmani do të largohet nga Napoli

Mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani i ka dhënë fund pritjes së gjatë për të debutuar te Napoli në Serie A.

I ardhur në klubin italian me qëllimin e vetëm për të zënë vendin e Kulibalysë, mbrojtësi shqiptar iu desh të pres gjatë për ta shijuar fushën.

Sigurisht që në përkeqësimin e situatës për kapitenin e Kosovës ndikoi edhe kriza në tregun e transferimeve prej Covid-19, pasi Kulibaly nuk u largua në drejtim të një tjetër klubi siç edhe pritej.

Ndërkohë ndeshja e djeshme kundër Cagliarit rezervoi 4 minuta për Amir Rrahmanin, që më në fund mund të besojë për më tepër hapësira në lojë. Mbi debutimin e futbollistit dardan ka folur edhe menaxheri i tij, Adrian Aliaj, i cili për “Radio Marte“ shpreh lumturinë e tij dhe se heq çdo dyshim për një largim të mundshëm. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare bën të qartë se Rrahmani do të qëndrojë gjatë te Napoli, pasi beson në projektin e klubit dhe te trajneri Gattuso.

“Jam i lumtur për Amirin. Kurrë nuk kam pasur dyshime në cilësitë e tij. Ai do të qëndrojë në Napoli për një kohë të gjatë. Besojmë te Gattuso dhe te projekti i klubit. Duhet pak durim, por gjithçka do të shkojë mirë. Unë besoj vërtetë te lojtari im”, ka thënë Adrian Aliaj.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *