Ky defekt i lindjes mund të zhvillohet në shtatzëninë e hershme për këto shkaqe

Ky defekt i lindjes mund të zhvillohet në shtatzëninë e hershme për këto shkaqe

Gjatë shtatzënisë së hershme, zona të veçanta të fytyrës zhvillohen individualisht dhe pastaj bashkohen së bashku. Buza zakonisht mbyllet nga 5 deri në 6 javë pas konceptimit, dhe qiellza pas 10 javëve.

Nëse disa pjesë nuk bashkohen siç duhet, rezultati është një çarje. Çarja do të ndryshojë si në llojin ashtu edhe në ashpërsinë shkruan American Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.

Poashtu, çarja e buzëve dhe e çarja e qiellzës përbëjnë defektin e katërt më të zakonshëm të lindjes në Shtetet e Bashkuara.

1 në çdo 700 të sapolindur preket nga çarja e buzës dhe / ose e qiellzës.

Një buzë e çarë është një hapje në buzën e sipërme midis gojës dhe hundës, e cila ndodh kur nuk kemi një bashkim të duhur në shtatzëninë e hershme.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Ndërsa, një qiellzë e çarë është një hapje në çatinë e gojës në të cilën të dy anët e qiellzës nuk u bashkuan, deri në javën e 10-të të zhvillimit.

Pjesa e pasme e qiellzës (drejt fytit) quhet qiellza e butë dhe pjesa e përparme (drejt gojës) njihet si qiellza e fortë.

Andaj një qiellzë e çarë mund të jetë nga një hapje në pjesën e pasme të qiellzës së butë deri në një ndarje gati të plotë të çatisë së gojës (qiellza e butë dhe e fortë).

Megjithëse nuk dihet një kuptim i plotë se pse ndodhin çarjet e buzëve dhe të çarat e qiellzës, duket se ekziston një grupacion me një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Faktorët gjenetikë të rrezikut varen nga numri i personave të prekur në një familje, afërsia e të afërmve të prekur dhe ashpërsia e çarjeve.

Këto gjendje zakonisht trajtohen me një kombinim të kujdesit kirurgjik, dentar dhe ortodontik.

Poashtu edhe logopedia është shpesh një pjesë plotësuese e kësaj vazhdimësie të kujdesit. /Gazeta Shneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *