Këto zakone mund t’ju rrezikojnë ndaj marrjes së sëmundjes infektive Covid-19, thonë mjekët

Këto zakone mund t’ju rrezikojnë ndaj marrjes së sëmundjes infektive Covid-19, thonë mjekët

Jeta në kohën e pandemisë së koronavirusit na ka mësuar shumë zakone të reja të shëndetshme që mund të na ndihmojnë të jemi më të sigurt.

Por edhe përdorimi i një maske dhe distancimi shoqëror në publik si dhe rregulli i larjes së duarve, na ndihmojnë tejet shumë në këtë drejtim shkruan Best Life.

Mirëpo ekzistojnë disa zakone jo të mira të cilat mund të ju bëjnë më të predisponueshëm ndaj marrjes së Covidit dhe ato janë transmetuar nga Gazeta Shneta:

– Prekja e shpeshtë e hundës

Nuk është një lajm i ri tashmë që prekja e hundës mund ta bëjë më të lehtë përhapjen e baktereve dhe mikrobeve nga duart në drejtim të organizmit.

Hunda mund të sigurojë një rrugë veçanërisht të lehtë për të infektuar veten aksidentalisht për shkak të asaj se sa delikate është lëkura brenda hundës dhe sa e lehtë mund të ndodhin prerjet e vogla brenda saj, gjë që mund t’u japë pushtuesve të dëmshëm – hyrje të menjëhershëm në rrjedhën tuaj të gjakut.

– Kafshimi i thonjve

Dëshira për të kafshuar thonjtë mund të ju prek më shpesh nëse jeni nervoz, i ngazëllyer ose i mërzitur, por gjithsesi është një ide e keqe pasi Covid-19 vazhdon të përhapet.

Ellie Murray, një profesore e epidemiologjisë thotë se kafshimi i thonjve lejon që virusi të futet në gojën tuaj.

– Ndani gota, ushqim dhe enët me të tjerët

Ndarja e një gote, ushqimi, enëve të ngrënies ose pjatës është një mënyrë e thjeshtë për të shkëmbyer mikrobet.

Në fakt, një studim i kontrollit të rasteve i botuar edhe në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se ndarja e pjatave ose gotave me dikë mund të trefishojë gjasat tuaja për të kapur Covid.

– Prekja e fytyrës

Edhe pse mbajtja e një maske – ose syzesh, në disa raste e bën më pak të mundshme që gishtat tanë të përfundojnë në hundë, sy ose gojë, zakoni shumë i lehtë për të prekur fytyrën tuaj mund të ndodhë në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ka të ngjarë të përfundojë në infektim të saj.

“Duke pasur parasysh numrin e sipërfaqeve që ne prekim gjatë gjithë ditës, prekja e fytyrës dhe ose syve tuaj mund të rrisë shanset që një virus të kalojë nga duart tuaja në trupin” tha Vandana A. Patel, këshilltare klinike për kabinetin e farmacisë. /Gazeta Shneta/

 

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *