Katër shenja befasuese të një sistemi imunitar të dobësuar në kohë të infeksionit Sars-CoV-2

Katër shenja befasuese të një sistemi imunitar të dobësuar në kohë të infeksionit Sars-CoV-2

Mënyra kryesore për të mbajtur koronavirusin larg trupit tonë është të mbajmë distancën shoqërore dhe të kryejmë larjen e shpeshtë të duarve.

Por mbajtja dhe funksionimi i sistemit tonë imunitar, i gatshëm për të luftuar çdo infeksion që i del përpara është gjithashtu thelbësore shkruan Daily Sabah përcjell Gazeta Shneta.

Një sistem imun i dobësuar jo vetëm që na bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes si Covid-19, por gjithashtu edhe një vërshim të problemeve të tjera shëndetësore dhe sëmundjeve mikrobike që vetëm do të përkeqësojnë situatën, duke çuar në rezultate më të rënda.

Specialisti i mjekësisë Dr. Tevfik Rıfkı Evrenkaya thotë se blloqet ndërtimore të mbrojtjes së fortë janë ngrënia e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, gjumi i duhur dhe cilësor, të mësuarit për të menaxhuar stresin, shmangia e pirjes së duhanit dhe alkoolit, ushtrimet e rregullta, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe vëmendja e higjienës së ushqimit si dhe higjena personale.

Sidoqoftë, pa një bazë të fortë, edhe nëse ndiqni çdo rregull shëndetësore, trupi juaj nuk do të jetë në gjendje të luftojë kundër infeksioneve dhe sëmundjeve, paralajmëron ai.

Këtu çelësi është të dëgjoni trupin tuaj përmes këtyre shenjave:

– Ftohjet e shpeshta

Është mjaft normale që të rriturit të kenë një ose dy ftohje brenda viti.

Sidoqoftë, marrja e ftohjeve të shpeshta ose infeksioneve të tjera virale, të paturit e më shumë se katër infeksioneve të veshit ose dy raste të pneumonisë ose më shumë se tre episodeve të sinusitit bakterial në vit duhet të jenë këmbanat e alarmit.

Përdorimi i antibiotikëve afatgjatë dy herë në vit mund të tregojë gjithashtu që trupi nuk mund të jetë i pajisur për të luftuar mikrobet që i është ekspozuar.

– Plagët e përsëritura të lëkurës ose gingivës së dhëmbëve

Lëkura jonë zakonisht mund të jetë pasqyrë për vëzhgime qoftë për dëmtime pas djegieve, prerjeve dhe mavijosjeve.

Trupi fillon të riparojë plagën duke dërguar gjak të pasur me lëndë ushqyese për të ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës.

Ky proces shërimi varet nga qelizat e shëndetshme imune. Kur ka një mungesë në sistemin imunitar, shërimi i lëkurës ngadalësohet.

Mirëpo, në anën tjetër edhe shfaqja e shpeshë e plagëve të vogla të dhimbshme brenda gojës të quajtura ulçera aftoze si dhe vënia në dukje e infeksioneve të tjera të lëkurës siç janë absceset dhe ftohjet mund të jenë shenja të një sistemi imunitar joadekuat.

– Barku i fryrë

Sistemi ynë tretës përfaqëson pothuajse 70% të të gjithë sistemit imunitar.

Përveç kësaj, bakteret dhe flora e dobishme që mbizotërojnë zorrët tona kanë funksion mbrojtës nga infeksionet e ndryshme dhe mbështesin sistemin tonë imunitar.

Mirëpo një ekulibër i çrregullt midis baktereve dhe florës së zorrëve mund të rrisin rrezikun e kontraktimit të viruseve, të shkaktojnë inflamacion kronik dhe madje mund të çojnë në çrregullime autoimune të tilla si sëmundja Crohn.

Gjithnjë e më shumë kërkime shkencore po na tregojnë se sa i rëndësishëm është shëndeti ynë i zorrëve dhe çdo ditë që kalon, ne mësojmë më shumë rreth lidhjes midis imunitetit dhe florës së zorrëve.

Fryrja, gazi ose kapsllëku shpesh mund të jenë një shenjë se diçka nuk është në rregull me zorrët.

– Gjithmonë i lodhur

Trupi juaj mund të përpiqet t’ju tregojë diçka nëse thjesht nuk mund të gjeni energji për të bërë asgjë më.

“Nëse ende vuani nga lodhja pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, mund të ketë një problem me sistemin tuaj imunitar.

Trupi ynë kursen energji për të mbështetur sistemin imunitar”, kështu që mund të luftojë mikrobet.

Mund të ketë dhjetëra arsye që ndiheni të lodhur. Simptoma të papërcaktuara, sidomos dhimbja e kyçeve, të përzierat dhe ulja e oreksit, në disa raste mund të na bëjnë të mendojmë se ekziston një problem me sistemin imunitar.

Sidomos në sëmundjet autoimune, sistemi imunitar ndalon së luftuari me faktorët e jashtëm dhe fillon të trajtojë indet e veta sikur të jenë armiq, thotë Dr. Evrenkaya. /Gazeta Shneta/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *