Torcida del sërish kundër rikthimit të Drilon Hajrizit, nuk marrin përgjegjësi për “gjërat që mund të ndodhin”

Torcida del sërish kundër rikthimit të Drilon Hajrizit, nuk marrin përgjegjësi për “gjërat që mund të ndodhin”

Tifozeria e Trepçës, Torcida, nuk ka ndryshuar qëndrim për basketbollistin Drilon Hajrizi.

Ylli mitrovicas u rikthye sot tek Trepça, pas disa vitesh të kaluara tek Prishtina, kurse së fundi ishte tek Peja.

Pikërisht kalimi tek rivali Prishtina para dida vitesh, kishte ngjallur reagime të mëdha tek tifozeria mitrovicase.

Hajrizi u rikthye tek Trepça dhe përkundër kërkim faljes, Torcida nuk e ka ndryshuar mendimin.

“Siç u raportua sot në media tona lokale për ardhjen e një lojtari të pa dëshirueshëm u mblodh kryesia e Torcidës me liderat e nëngrupeve dhe unanimisht u votua kundër ardhjes së këtij lojtarit në fjalê. Nga sot e tutje do ta kundërshtojme fuqishëm dhe nuk do të marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin”, thuhet në reagimin e Torcidës, raporton Gazeta Olle.

Ata kanë dalë edhe kundër kryesisë.

“Me shumë bujë t’madhe e kemi prit kryesin e re dhe nga gjithë ai respekt qe kishim per ta më nuk do ta kenë.
Aq e zbehtë ishte kërkim falja e tij saqë as kërkim falje nuk ishte, ti nuk na ke mungu asnjëher përkundrazi ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë dhe do t’vazhdosh t’jesh i tillë. Shihemi se shpejti. Lojtarët dhe kryesia shkojnë e vijnë, Trepça dhe Torcida gjithmonë do të mbesin”, shkruan Torcida.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *